Çifti francez humb rrugën në pyllin e Llogarasë, policia nis kërkimet me dron

Një çift francez ka humbur rrugën në një pyll të Llogarasë pasditen e sotme dhe kanë lëshuar sinjalin SOS.

Mësohet se çifti i turistëve francezë po zbrisnin nga shtigjet e Llogarasë drejt Karaburunit, por gjatë rrugës kanë humbur orientimin dhe kanë lëshuar sinjalin SOS.

Dy grupe të policisë janë nisur drejt pyllit për të bërë të mundur lokalizimin e çiftit francez, ndërkohë po përdoren dhe drone në mënyrë që të gjenden sa më shpejt.

Në ndihmë të policisë kanë shkuar dhe punonjes të zonave të mbrojtura, ndërsa kontrolle po bëhen edhe nga deti.

Të Fundit