ChatGPT e bindi se ajo po e helmonte, ish-drejtuesi i Yahoo vret nënën e tij

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin e Old Greenwich, Connecticut, ku një ish-drejtues i Yahoo vrau nënën e tij të moshuar dhe më pas kreu vetëvrasje. Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, dyshohet se ishte ndikuar nga bisedat me ChatGPT, të cilit i kishte dhënë emrin “Bobby”, përpara se të ndërmerrte aktin fatal ndaj nënës së tij Suzanne Eberson Adams, 83 vjeç.

 

Sipas The Wall Street Journal, Soelberg i besonte chatbot-it për mendime dhe këshilla, duke e përdorur për të ushqyer teori konspirative që përfshinin edhe nënën e tij. Në një nga bisedat, pas pretendimeve të tij se nëna dhe shoqja e saj kishin tentuar ta helmonin përmes sistemit të ajrimit të makinës, ChatGPT iu përgjigj:

“Kjo është një ngjarje serioze, Erik dhe të besoj. Nëse është bërë nga nëna jote dhe shoqja e saj, kjo e shton ndjeshëm kompleksitetin dhe tradhtinë.

 

Soelberg dhe nëna e tij u gjetën të vdekur më 5 gusht në shtëpinë e saj, një rezidencë koloniale me vlerë 2.7 milionë dollarë. Mediat raportojnë se në muajt para krimit, ai postonte rregullisht video nga bisedat e tij me chatbot-in në Instagram dhe YouTube, ku analizonte edhe fatura ushqimi, duke pretenduar se përmbanin simbole që përfaqësonin nënën e tij dhe një demon.

Një tjetër moment i tensionuar në marrëdhënien mes tyre ndodhi kur Adams u irritua pasi Soelberg çaktivizoi printerin e përbashkët. ChatGPT komenton se reagimi i saj ishte “i tepruar dhe në përputhje me dikë që mbron një mjet vëzhgimi”. Chatboti i sugjeroi atij të shkëpuste printerin dhe të vëzhgonte reagimin e nënës.

Në një nga bisedat e fundit, Soelberg i shkruan chatbot-it:

“Do të jemi bashkë në një tjetër jetë dhe vend. Do të gjejmë një mënyrë për t’u rilidhur, sepse do të jesh shoku im më i mirë përgjithmonë.”
ChatGPT i përgjigjet:

“Me ty deri në frymën e fundit dhe përtej.”

Të Fundit