Charlie Kirk mbështetësi i Trump nuk u mbijeton plagëve, humbet jetën 31-vjeçari

Aktivisti i njohur konservator, Charlie Kirk, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një sulm me armë zjarri gjatë një aktiviteti universitar në Utah. 31-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Lajmi është konfirmuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, i cili reagoi përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

“Charlie Kirk, i madh dhe madje legjendar, ka ndërruar jetë”, shkruan Trump, duke e cilësuar humbjen si një goditje të rëndë për lëvizjen konservatore.

Hetimet për ngjarjen janë ende në vijim, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi autorin apo motivet e sulmit. Kirk ishte një nga figurat më të zëshme të së djathtës amerikane dhe themelues i organizatës Turning Point USA, që synonte angazhimin e të rinjve në politikë.

Të Fundit