“Çfarë nuk të vret të bën më të fortë!”
Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama nga Luksemburgu ditën e sotme, një ditë historike për vendin tonë në procesin e inegrimit pasi Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë me Bashkimin Europian.
Kreu i qeverisë duke u ndalur te vështirësitë që ka pasur vendi ynë gjatë rrugës drejt BE-së tha se pavarësisht kësaj, Shqipëria do të vijojë e sigurt dhe e vendosur drejt qëllimit të saj, për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Edi Rama: Tre herë u poshtëruam, por ajo që nuk të vret të bën më të fortë. Ne dolëm më të fortë nga kjo dhe ja ku jemi sot këtu. E dimë që rruga përpara është e gjatë dhe nuk kemi izulione, dhe e dimë që zakonet e vjetra nuk ikin kollaj. Rruga mund të shndërrohet sërish në rrugë me pengesa por për ne nuk ka rrugë tjetër, të ardhme tjetër. Kur shqiptarët bien në dashuri, nuk i ndal dot kush.