Një sasi lëndë plasëse eksploziv shpërtheu në Shkodër rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tepe”.
Eksplozivi ishte vendosur në derën e shtëpisë private të oficerit të policisë V.Zh. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale dhe asnjë të lënduar.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe po hetojnë rastin.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.