Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim, ku ka folur për situatën në Partinë Demokratike, nëse kjo e fundit do të drejtohet sërish nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një intervistë në “Top Channel”, Kim ka thënë se ajo nuk do e njihte si kryetar, pasi ai është shpallur “non grata”, nga Sekretari i Shtetit.
Kim theksoi se Shtetet e Bashkuara nuk do angazhohen me askënd që është shpallur për korrupsion madhor nga Sekretari i Shtetit, duke theksuar më tej se kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka të bëjë fare me individët.
Çfarë ndodh në marrëdhënien tuaj me PD nëse ish-kryeministri Sali Berisha merr drejtimin e saj?
Ambasadorja Yuri Kim: Nuk do të angazhohemi me askënd që është shpallur nga Sekretari i Shtetit. Kjo është një politikë për mbarë botën dhe nuk ka fare të bëjë me individët, por politika e përgjithshme është që nuk mund të imagjinojmë një skenar ku unë apo ndonjë nga pasardhësit e mi të pretendojmë se çdo gjë shkon mirë dhe të shkojmë për kafe me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor. Nuk ka për të ndodhur.
Ndërsa pyetjes se a e mbështet SHBA kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kim i është përgjigjur kështu:
Njohim personin e zgjedhur rregullisht si Kryetar i asaj Partie dhe unë do të vazhdoj të shkoj ta takoj Z. Basha në cilësinë e tij si Kryetar i Partisë. Siç e patë, ligjvënësit dhe vizitorët e tjerë nga Uashingtoni do të bëjnë të njëjtën gjë.
Kjo deklaratë vjen në kohën që, ish-kryeministri, Sali Berisha pritet të dorëzojë sot 4200 firmave të delegatëve në PD për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.