Çështja “Ervis Martinaj”/Rama kritika policisë: Të thotë nëse u vra apo s’u vra!

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen lidhur me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, i cili prej javësh është zhdukur.

Ndonëse nuk ia përmendi emrin kreu i qeverisë tha se është e papranueshme që Policia e Shtetit ende nuk e ka një përgjigje nëse ai është vrarë apo jo.

Rama tha se drejtori i ri i “Bluve” duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund sa më parë.

Si është e mundur për shembull që Policia e Shtetit akoma sot, tani që flasim nuk e ka një përgjigje, për fatin e njërit prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Unë s’e kam dëgjuar. Është e paparanueshme që për javë të tjerë, mëngjeset dhe darkat e shqiptarëve, ekran më ekran dhe faqe më faqe janë bërë si ‘Big Brother’ i kronikës së zezë. Jo u vra jo nuk u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga Drejtësia, dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzit, lloj lloj legjendash me luanë, me bamirësa, me oligarkë, shto ujë e shto miell si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë ore u vra apo nuk u vra. Kush e ka penguar ta thotë?! Drejtori i Policisë së Shtetit duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund sa më parë.

Të Fundit