Ceremonia për Kryepeshkopin “bashkon” Ramën e Berishën

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, ka bërë “bashkë” kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Sali Berisha.

Ata bashkë me figura të tjera politike po marrin pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Në një moment Rama e Berisha pozicionohen pranë njëri-tjetrit, por duke ‘shmangur shikimet’ e disi të ‘ngrysur’. Në ceremoni po merr pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

 

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të varroset këtë të Enjte në një kriptë të veçantë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, një amanet i lënë prej tij.

Të Fundit