Lojërat Olimpike të Parisit 2024 nisën të premten me një ceremoni hapjeje spektakolare. Energjia, muzika dhe gëzimi që të sjell sporti, krijuan një atmosferë fantastike në këtë mbrëmje, për të gjithë ata që mezi po prisnin këtë eveniment.
Mediat më të mëdha europiane dhe ato botërore shkruajnë se nuk ka patur më parë, gjatë historisë 128-vjeçare të Olimpiadës moderne, një festë të tillë. Në vend që të parakalojnë brenda një stadiumi, rreth 10,500 atletë filluan të lundrojnë në një flotë prej 3,5 miljesh prej 94 varkash poshtë lumit ikonik Seine të Parisit.
Ceremonia u hap me një video që shfaq legjendën e futbollit francez Zinedine Zidane dhe një mirëseardhje të shkurtër nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Është një rikthim i suksesshëm për festivalin sportiv veror, i cili po pret spektatorë për herë të parë në tetë vjet, pas periudhës së koronavirusit në Tokio në 2021.