“Ça lype te Safeti?” Alma Kaçi ‘sulmon’ gazetarët (VIDEO)

Avokatja e saj paralajmëron zhvillime të reja nga hetimi

Si gjithmonë me kapele e syze dielli Alma Kaçi nuk i shpëtoi as kësaj radhe interesimit të mediave. 40 vjeçarja u përplas me gazetarët pas përfundimit të seancës së radhës. Për herë të parë që prononcohet, fjalët e saj nuk kishin lidhje me hetimin.

 

Alma Kaçi-gazetarëve: Jeni bërë si ato lypësit te semafori dhe ju lypni informacion nga SPAK-u. Mirë ato, por edhe i keqinterpretoni informacionet.

Gazetari: Çfarë lypët te Safet Gjici? Tender?

Alma Kaçi: Ça lypa?! Atë që lypni ju këtu përditë!”

Gazetari: I keni rehabilituar qentë e rrugës?

Alma Kaçi: Ciao!

Alma Kaçi akuzohet për korrupsion aktiv në lidhje me tenderin e qenve. Gjatë videos intime, ajo i ka kërkuar kryebashkiakut Gjici, ta favorizonte. Por, avokatja hodhi poshtë akuzën duke pretendar se prokuroria nuk ka fakte.

“Akuza për korrupsion aktiv nuk ekziston….”

Pa dhënë shumë detaje, avokatja deklaroi se do të ketë zhvillime të reja nga hetimi

“Deri më tani janë të njëjtat të dhëna që janë paraqitur në organin e akuzës, mund që në të ardhmen të kemi qëndrim ndryshe. Mund të dalin të dhëna të reja që janë nën efekt të hetimit.”

40 vjeçarja Alma Kaçi po hetohet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa Safet Gjici ndodhet në paraburgimin e Durrësit, i akuzuar për korrupsion pasiv. Ai e ka mohur para gjykatës akuzën duke deklaruar se nuk ka nisur asnjë procedurë ligjore për tenderin që pretendohet.

Të Fundit