Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi para mbështetësve të tij ditën e sotme.
Ai ka falenderuar të gjithë personat që e kanë votuar.
“Dëshiroj të falënderoj qytetarët që e votuan. Dua të falënderoj njerëzit tanë që na dhanë përgjegjësinë për të qeverisur vendin për pesë vitet e ardhshme. Ne do të jemi të denjë për besimin tuaj”- tha ai.
Presidenti turk më tej ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.
Erdogan u rizgjodh si president i Turqisë, pozicion të cilin e mban prej vitit 2014, ndërsa më herët ka qenë kryeministër i vendit.