‘Butrinti, pronë e shtetit’, Margariti: Po ndryshohet vetëm mënyra e menaxhimit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti deklaroi se Parku i Butrintit nuk është dhënë me koncesion dhe po menaxhohet nga shteti shqiptar.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo hodhi poshtë të gjitha akuzat e opozitës dhe tha se Parku i Butrintit është pronë e shtetit shqiptar.

“Nuk ka asnjë koncesion për dhënien e Butrintit. Butrinti po menaxhohet nga shteti shqiptar, është pronë e shtetit shqiptar. Butrinti po menaxhohet nga shteti shqiptar, sipas ligjeve të shtetit shqiptar, sipas konventave ndërkombëtare. Po ndryshohet mënyra e menaxhimit ku kemi patjetër partnerë që besojnë në vizionin tonë. Shqipëria do të fitojë më tepër dinjitet në sitet tona. Është një rrugëtim ku marrim hapa si vendet e tjera. Është një pasuri botërore, është një pasuri që do të ketë dinjitetin. Është mundësia e artë që u jepet komuniteteve përreth”, tha ministrja.

Të Fundit