Rolandi është një qytetar, që tregon, se prej 9 vitesh ka qenë i martuar dhe në
2019-ën është bërë baba i një djali. Në atë kohë është larguar në
Gjermani për të punuar dhë për t’i siguruar familjes të ardhura. Rolandi iku i
vetëm për shkak të dokumentave dhe qëndroi për 2 vite, gjatë të cilave
kontribuonte për familjen e tij. Por kur ishte ende në Gjermani, bashkëshortja e tij vendosi t’i japë fund marrëdhënies së tyre. Shkëputi cdo kontakt dhe kur Rolandi u kthye në Shqipëri, e takonte djalin vetëm tek kopshti. Rolandi thotë, se e ëma e djalit ka krijuar jetë të re dhe e ka lënë fëmijën tek prindërit e saj. Ai
shprehet, se ka 6 muaj pa e takuar të birin, sepse nuk e lejojnë. Fëmija aktualisht rri te gjyshërit dhe ish vjehrra e pranon këtë në një video-regjistrim.Më në fund, kur pas 6 muajsh Rolandi arrin të takojë të birin, ndeshet me kërcënimin e ish-bashkëshortes, që i kërkon të kthejë djalin, se do ta denoncojë në polici.
Lidhur me problematikën e Rolandit, i cili është ndarë nga gruaja e nuk takon dot të birin, që jeton me gjyshërit, psikologia Gejsi Anamali thotë, se babai ka të drejtë ta takojë dhe ta marrë, për të kaluar kohë me të birin, për më tepër që nuk ka një vendim gjykate, që përcakton oraret.Si për cudi, ish-bashkëshortja ka bërë një kallzim në polici, ku ka kërkuar urdhër mbrojte, pasi sipas saj, ndjehet e kërcënuar.