“Çfarë ndodh kur ne vdesim” është një pyetje që trazon prej shekujsh racën njerëzore, por tashmë një burrë me inteligjencën më të lartë të regjistruar në SHBA, pretendon se e di përgjigjen.
72 vjeçari Chris Langan, është një fermer kuajsh me indeks inteligjence (IQ) nga 190 deri në 210, që është më e lartë se ajo që besohet se kishte Albert Einstein.
Langan ka krijuar teorinë e tij të ‘Modelit Konjitiv të Universit’, me të cilën pretendon të shpjegojë lidhjen me mendjes dhe realitetit, ose ndryshe fizikës e metafizikës, që do të thotë se gjithçka në botën tonë është e lidhur dhe e përcaktuar saktësisht me njëra-tjetrën.
Ai beson se kur një njeri vdes nis tranzicionin nga një formë e qenies në strukturën kompjuterike të realitetit, që do të thotë se ndërgjegjia e pavarur ose shpirti i njeriut kalon në një tjetër dimension ose plan ekzistence, në të cilin ne nuk mund të arrinim teksa ishim gjallë.
Nuk është e qartë se çfarë pamje ka ky dimension por apo çfarë ndodh me shpirtin kur shkon aty por Langan beson në pikëpamjet tradicionale të ferrit e parajsës, në të cilat përshtatet trazicioni në gjendjen e re të ekzistencës.
Langan shpjegon konceptet e tij në transmetimet në rrjet ‘Theories of Everything – Curt Jaimungal’.
Ai thotë se vdekja është “përfundimi i marrëdhënies me trupin tënd fizik që kemi aktualisht, dhe nisja për më thellë në origjinën e realitetit.”
“Ndoshta mund të të jepet një trup tjetër, ose njëfarë trupi terminal që të lejon të vazhdosh të ekzistosh”, shton ai.
Pra sipas Langan, vdekja nuk do të thotë se ndërgjegjia jote pushon së ekzistuari, çka përkon me faktin se askush nuk ka zbuluar vendndodhjen e vërtetë të ndërgjegjies në trupin e njeriut.
Langan shton se në planin e ri të ekzistencës pas vdekjes njeriu mund të mos mbajë mend atë që ka qenë më parë.
“Ka disa gjëra automatike psikologjike që ndodhin me vdekjen, në momentin e vdekjes. Njeriu është në gjendje meditimi të thellë, shikon gjithçka që ndryshon, mënyrën si ekziston kur je gjallë, dhe nisjen e tranzicionit”.
Ai shton më tej: “Në të gjitha jetët tona, nëse rimëshirohemi përsëri e përsëri, kalojmë shumë meta-stimulime. Ndjej se ka një sens kalimi në një terren jo-terminal, pra të përjetësisë. Por është si një ekzistencë brenda një super-kompjuteri ku ndodh gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë”.
Langan thotë se Zoti identifikon cilësitë që shikojmë e përjetojmë rreth nesh dhe beson në teorinë e vetë-stimulimit, që do të thotë se gjithçka në realitetin tonë është informacion dhe njeriu e përkufizon këtë si ‘mendim’, pra është i aftë ta krijojë vetë realitetin e tij në jetën aktuale. /Daily Mail/