Një fermer në SHBA ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore pas një surprizë mahnitëse që bëri për bashkëshorten e tij.
Fermeri Lee Wilson, nga Kansas, surprizoi gruan e tij në 50 vjetorin e martesës së tyre duke mbjellë 1.2 milionë luledielli në një fushë prej 80 hektarësh. Një dhuratë romatike që e emocionoi gruan në momentin kur ajo u gjend duke shëtitur në fushën gjigande me luledielli.
Ideja lindi nga dëshira e Lee për të treguar në një mënyrë të jashtëzakonshme dashurinë e tij për gruan. Së bashku me ndihmën e djalit të tyre, ai mbolli në fshehtësi farat e lulediellit gjatë muajit maj.
Kur erdhi dita e përvjetorit të tyre të artë, Lee i “dhuroi” gruas së tij dhuratën e pazakontë.
E mbytur nga gëzimi, Renee tha në një intervistë për ABC Kake: “Më bëri të ndihem shumë e veçantë. Nuk mund të kishte dhuratë më të përsosur se kjo fushë me luledielli për 50-vjetorin e martesës tonë”.
Çifti u njohën në shkollën e mesme kur ishin 16 vjeç dhe që atëherë ata kanë pasur një martesë të lumtur së bashku.