Burri i vuri flakën bashkëshortes, Manja: E neveritshme, duhet ndëshkim shembullor

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për ngjarjen e rëndë në Korçë, ku Bledar Trëndafili i vuri flakën bashkëshortes Melisa Trëndafili, duke e djegur në më shumë se 1/3 e trupit.

Manja e ka cilësuar krim të neveritshëm ngjarjen e ndodhur e ka theksuar se krime të tilla duhet të marrin dënime shembullore nga drejtësia.

Postimi i plotë:

“Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!
Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”

Të Fundit