Më shumë se 20 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës në 24 orët e fundit, me simptoma helmimi.
Këta persona nuk janë nga e njëjta zonë, i njëjti fshat apo lagje, ndaj edhe dyshohet se mund të jetë edhe nga ndonjë virozë e stinës, apo konsum i produkteve të pa kontrolluara.
Megjithatë, grupi hetimor ka nisur hetimet dhe ka marrë analizat e ujit për të përcaktuar shkaqet e këtyre rasteve të helmimit.