Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë për të folur për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Ai akuzoi Partinë Demokratike se i ka njohur pronësinë një subjekti fizik. Kryeministri më pas ka lëshuar një sërë ofendimesh në drejtim të opozitës.
“Është një temë shumë interesante për të rikthyer në syri e publikut dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë. Dua të kujtoj si fillim që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik, subjekt fizik për Butrintit si pronë familjare me pronën të njohur nga ju. I keni njohur pronën në tretarin antik të Butrintit një subjekti fizik. Keni pranuar se sot në Shqipëri jeton stër-stër nipi, i atyre që në pronën e tyre ndërtuan teatrin antik. këta jeni ju. Budallallëku në familjen tuaj është sëmundje ngjitëse. se nuk ka kuptim që trashëgohet brez pas brezi, e keni në AND. Në ADN e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brezi dhe që ta trashëgoni. Ndaj jeni katandisur kështu dhe do katandiseni më keq. Ka një arsye që degradimi juaj, përsa kohë që se gjeni, ndahuni në sa pjesë të doni, pasi jeni si ajo pjesa e ndarë në 4-5 pjesë, por që është e njëjta gjë. Vini dhe flisni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju! Të trashëgimisë tonë kulturore, ju, që kulturalisht jeni kërcënimi i madh i vendit tonë, agresion permanent mbi shoqërinë tonë. Ju që kulturalisht jeni shembulli që kulturalisht kërkoni që ta riktheni Shqipërinë në kohën kur luftonin me Amerikën”,-tha Rama.