Durrës | Në vijim të operacionit policor të koduar “Bronzi”, gjatë të cilit u vu në pranga 58-vjeçari R. K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur dhe shkatërruar varrezat e qytetit, si rezultat i hetimeve të thelluara u bë zbardhja edhe e disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, konkretisht:
Më datë 11.05.2021, ka vjedhur vazo bronzi në varezat e qytetit;
Po në këtë, tek varrezat e fshatit Rrashbull, ka vjedhur vazo bronzi;
Më datë 25.06.2021, ka dëmtuar disa varre në varezat e qytetit.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.