Shpopullimi i vendit si pasojë e largimeve po reflektohet edhe te numri i nxënësve në shkolla. Ky vit i ri arsimor nisi me numër të reduktuar nxënësish.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se në këtë vit janë regjistruar 26 mijë nxënës më pak se në vitin shkollor 2019-2020.
Nga shqyrtimi i të dhënave në gjashtë vitet e fundit rezulton se tkurrja me 4.6 për qind e të regjistruarve në arsim në raport me vitin e shkuar akademik nuk është fenomen i veçuar, madje është thelluar nga viti në vit.
Ekspertët paralajmërojnë se shifrat mund të jenë edhe më të larta nga sa raportohen, ndërsa rënia e lindshmërisë, kushtet e vështira ekonomike dhe emigrimi masiv mund e kanë thelluar edhe më shumë hendekun.
Rrudhja e numrit të nxënësve është shoqëruar edhe me humbjen e vendeve të punës për shumë mësues. Kjo ka ndodhur kryesisht në fshatra ku shumë shkolla janë mbyllur, edhe për shkak të lëvizjeve të brendshme të popullsisë drejt zonave urbane.
Ministria e Arsimit thotë s gjatë dy dekadave të fundit ka ndjekur politika të ndryshme për të minimizuar fenomenin, por ende mijëra fëmijë braktisin shkollën çdo vit.(A2)