Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe këtë të enjte ka denoncuar abuzimin me çmimet në produktet bujqësore dhe ushqimet.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Braçe shprehet se të ardhurat nga çmimet e larta nuk i merr bujku që prodhon, por i merr tregtari.
Braçe thotë se domatja më e mirë sot kushton 50 lekë në Lushnje dhe Divjakë, ndërsa shitja e saj 100 në Tiranë është grabitje. Sipas tij, qeveria nuk cakton çmime, por qeveria ka detyrë të ndalë grabitjet me çmime të padrejta.
Postimi i Braçes
ESHTE FAKT;
CMIMET E USHQIMEVE JANE RRITUR!
Por një gjë;
KUSH MENDON SE TE ARDHURAT NGA CMIMET E RRITURA PO I MERR BUJKU, FSHATARI, GABON!
Po i merr tregtari!
Bujku po merr aq sa ka marre gjithë jetën, ne mos me pak!
Kush ble DOMATE sot me çmim 150 leke,
duhet te dije se DOMATJA ME E MIRE sot, tani, ne LUSHNJE e DIVJAKE, kushton
50 leke për kilogramë, kaq!
Ketë merr bujku dhe po i fitoi 5-7 leke për kilogramë është i lumtur!
100 LEKE NGA LUSHNJE/DIVJAKA ne TIRANE është grabitje;
Për tregtaret;
TATIMI NUK KA NDRYSHUAR,
CMIMI I ENERGJISE NUK KA NDRYSHUAR, CMIMI I UJIT NUK KA NDRYSHUAR, RROGA MINIMALE PER PUNETORET E NGARKIM SHKARKIMIT NUK KA NDRYSHUAR (për ata qe kane një magazine a dyqan);
Ka ndryshuar vetëm çmimi i KARBURANTIT NGA 168-183 leke/litër;
Pra, nga Lushnje/Divjaka ne Tirane u është shtuar 700-1000 leke shpenzim për rruge!
A JUSTIFIKON KY SHPENZIM SHTESE
100 LEKE PER KILOGRAM DOMATE?!
Kurrë!
Thënë ketë, dua te jem i qarte;
QEVERIA NUK CAKTON CMIME
(ENTET RREGULLATORE PO);
POR QEVERIA KA DETYRE TE NDALE GRABITJET ME CMIME TE PADREJTA!
CMIMET E DREJTA NUK JANE KOMUNIZEM, siç mendon dikush!