Botërori 2026/ Shqipëria përball Serbisë, trajneri serb: Mendojmë veç për futbollin

Përballja Shqipëri – Serbi në botërorin 2026 është më shumë se një ndeshje futbolli për shkak të historisë mes popujve.

Megjithatë trajneri Dragan Stojković shprehet i lumtur që do luajë në Tiranë dhe siguron se asgjë jashtë futbollit nuk do vijë nga ta.

“E di që përballjet me Shqipërinë do të jenë interesante edhe për arsye të tjera, por ne mendojmë vetëm për futbollin.

Jemi në grup të vështirë me rivalë të fortë siç janë edhe Shqiptarët që kanë bërë shumë progres së fundi. Jam i lumtur që do të luajmë në Tiranë, në stadiumin e bukur ku u luajt edhe finalja e UEFA Conference League”.

Të Fundit