Mijëra qytetarë në Mal të Zi kanë protestuar për të tretën herë brenda një muaji.
Këtë herë, përveç thirrjeve për zgjedhje të reja dhe tërheqjes së ligjit për presidentin, protestuesit i kërkuan kryeministrit Abazoviç që të heqë dorë nga dëshira për t’iu bashkuar nismës së Open Balkan.
Sipas tyre, hyrja në Ballkanin e Hapur është e papranueshme, dhe Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në botën fantazmë serbe, siç e kanë quajtur këtë iniciativë rajonale.
Në protestë u dëgjuan thirrje kundër Abazoviç dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç.
Protestuesit kënduan himnin kombëtar dhe mbajtën flamujt e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mbanin në duar pankarta ku lexohej ‘Ne ekzistojmë’.