Fundjava ka nisur me reshje shiu, dëbore dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin. Në Kukës ka pasur reshje të dendura dëbore, e cila ka ka zbardhur të gjitha njesitë administrative.
Akulli i krijuar në rrugë dhe trashësia e dëborë që ka arritur në zonat e thella deri në 20 centimetra ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore.
Lëvizja e automjeteve po bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore në rrugët si Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec apo Krumë-Kam-Tropojë. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa firmat kontraktuese kanë nisur punën për pastrimin e dëborës.
Deri më tani nuk raportohet për bllokim të rrugëve apo fshatrave, ndonëse dendësia e borës është e lartë. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Shishtavec, Topojan dhe Zapod bashkia Kukës, Nj.Ad Golaj dhe Gjinaj bashkia Has dhe Nj.Ad Tropojë e vjetër dhe disa fshatra Njësia Administrative Bytyq, bashkia Tropojë