Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka publikuar shifrat e familjeve që kanë përfituar nga bonusi i bebes.
Përmes një postimi në Facebook Rama thotë se në 5 muajt e parë të vitit 2021, kanë ardhur në jetë 15,837 fëmijë që e kanë përfituar bonusin.
Po ashtu kreu i qeverisë bën me dije se në total që nga miratimi i këtij vendimi të Qeverisë, kanë përfituar nga 40 mijë lekë, 88 mijë familje për fëmijën e parë dhe 80 mijë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë kanë përfituar familjet shqiptare për fëmijën e tretë.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.