Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vaun e Dejës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 42-vjeçari fillimisht ka bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku më pas 42-vjeçari ka kundërshtuar efektivët dhe më pas është konstatuar se ai kishte me vete lëndë narkotike. Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën edhe municione luftarake të cilat u sekuestruan nga policia. I arrestuari akuzohet për 3 vepra penal.
“Vau i Dejës/ Kishte bllokuar rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve në fshatin Hajmel, si dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë detyrës për kontroll fizik, pasi kishte me vete një sasi lënde narkotike, arrestohet një 42-vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjet municion luftarak.
Pasi kishte penguar qarkullimin e automjeteve të tjera në fshatin Hajmel, gjatë një aktiviteti festiv, punonjësit e Policisë së Forcave të Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë përballur me kundërshtim verbal nga shtetasi A. P. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe u sekuestruan municione luftarake.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë bëri arrestimin e shtetasit A. P., 42 vjeç, banues në Dejë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, municionit dhe lëndëve shpërthyese”, si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.



