Dhjetëra qytetarë me automjetet e tyre kanë mbetur të bllokuar nën temperaturat ekstreme të ditës së sotme në rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit.
Mësohet se situata është problematike pasi mes të bllokuarve ka edhe fëmijë si edhe persona të sëmurë.
I bllokuar ka mbetur edhe një kortezh mortor i cili po lëviz në drejtim të Qarkut Dibër
Shkak për bllokimin e rrugës janë bërë punimet për rivitalizimin e aksit ku mjetet e firmës shembin inerte që përfundojnë në asfalt.
Kujtojmë që pak ditë më parë një automjet u godit nga masivi i gurëve teksa po lëvizte në drejtim të Tiranës.