Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit Tiranë ka bllokuar 5 tonë djathë Gouda dhe 944 kg fileto pule ditën e sotme.
Kjo masë ka ardhur për mos pajisje me kundra etikete në gjuhën shqipe.
Gjithashtu mësohet se është penalizuar subjekti me masë administrative gjobë për veprime në kundërshtim me kërkesat e etiketimit dhe të gjurmueshmërisë.



