Bllokimi i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, kompania nis punën për heqjen e shkëmbinjve nga aksi nacional

Firma që ka ndërtuar lotin e tretë të rrugës Qukës-Qafë Plloçë këtë të hënë është duke punuar për largimin e shkëmbinjve që ranë të dielën në segmentin e kësaj rruge duke e bërë të pakalueshme për mjetet.

Per të krijuar mundësinë për qarkullimin e mjeteve në këtë aks nacional është hapur një bypass.

Sipas inxhinierëve të firmes ky segment rrugor nuk do të jetë i gatshëm për lëvizjen e mjeteve deri sa situata të kthehet në normalitet të plotë.

Masivi shkëmbor që ra në karaxhate ka qenë shumë i madh e duhet thënë se është shkarja e tretë në këtë lot, madje në një nga segmentet njëra nga korsite vijon të jetë e bllokuar për shkak të shkëmbinjve të pahequr në rrugë.

Firma po punon për vendosjen e rrjetave në skarpatat me të rrezikshme të lotit të tretë të rrugës nacionale Qukës-Qafë Plloçë e cila ka kushtuar 260 milionë euro.

Të Fundit