Bllokimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë, reagon ARRSH

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH këtë të diele ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me bllokimin e aksit Elbasan-Qafë Thanë pas rëniesh së gurëve në rrugë.

ARRSH thekson menjëherë pas bllokimit është ndërhyrë me mjete për të pastruar rrugën. Aksi është bllokuar prej disa orësh ndërsa po vijon puna për hapjen e aksit i cili është mbushur me inerte.

“Në aksin Elbasan-Qafë Thanë në fshatin Dragostunjë ka pasur rënie të një masivi gurësh e materialesh.

Menjëherë kontraktori i kontratës dhe i mirëmbajtjes kanë ndërhyrë me mjete dhe punëtorë për të kthyer gjendjen e aksit në normalitet sa më parë.

Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdorueseve të mjeteve për këtë ndërhyrje”, njofton ARRSH.

 

Të Fundit