BKH zbarkon në Policinë e Tiranës, pezullohet zv/drejtori, Erion Ismaili

Burime mediatike bëjnë të ditur se është dhënë masë pezullimi nga detyra për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili.

Masa është dhënë në kuadër të aksionit të SPAK pas hetimeve për tenderat në AKSH.

SPAK ka caktuar masën arrest shtëpie për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Ndërkohë, masa arrest me burg është caktuar për dy biznesmenë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj, por ende nuk dihet nëse janë ekzekutuar.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur një vit më parë dhe prokuror i çështjes është Bledar Maksuti. Gjatë ditëve të fundit, hetuesit kanë thirrur dhe marrë në pyetjeve 25 zyrtarë të AKSHI-t, që janë kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe anëtarë të Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

Ende SPAK nuk ka dhënë detaje as konfirmim zyrtar mbi këtë operacion në zhvillim, ndërsa pritet që në vijim të ketë një deklaratë publike për mediat.

Të Fundit