Biseda me përfaqësuesin ndërkombëtar, Rama: Më tha se familjen do e lë këtu, djali do që të jetojë në Shqipëri. Ky është vend i sigurtë

Kryeministri Edi Rama ka rrëfeyer bisedën me përfaqësuesin e një organizate ndërkombëtare në vendin tonë, i cili u takua me kreun e qeverisë përpara se të largohej në një shtet tjetër për të ushtruar funksionin e tij.

Rama rrëfeu se gjatë bisedës, përfaqësuesi i organizatës ndërkombëtare i kishte komunikuar se familjen e tij do e linte në Shqipëri dhe se djali i madh dëshironte të jetonte në vendin tonë.

Kreu i qeverisë u shpreh se zyrtari i huaj iu drejtua duke thënë që “ju shqiptarët jeni të çuditshme nuk e vlerësoni atë që keni dhe patjetër që keni shumë për të bërë, por tha që Shqipëria është vend i sigurtë”.

“Më bëri përshtypje jo më larg se dje erdhi më takoi se do të largohej përfaqësuesi i një organizate ndërkombëtare këtu në Shqipëri, do të shkonte diku tjetër.

Më tha që “Unë familjen do ta lë këtu”. I thashë “Si do ta lësh familjen këtu”. Po, tha, do e lë këtu.

Është nga pjesa tjetër e botës, nuk është nga Europa, se s’dua të jap më shumë detaje se s’kam autorizim. Më tha që djali këtu është njeri tjetër komplet.

I thashë “Sa kohë do të vazhdojë kjo punë”. Më tha: Jo jo djali i madh është i vendosur të jetojë në Shqipëri, gruan dhe pjesë tjetër familjes do e lë për këtë periudhë, pastaj do ta shikojmë. Tha “Ju shqiptarët jeni të çuditshme nuk e vlerësoni atë që keni dhe patjetër që keni shumë për të bërë, por tha që Shqipëria është vend i sigurtë, se si familje nuk ndihesh vetëm sepse njerëzit janë mikpritës.

Nga pikëpamja e klimës dhe ushqimit, çmimeve nuk ka arsye për të mos e shfrytëzuar mundësinë’. Këtë e shoh me shumë të huaj, një tjetër nga fusha e teknologjisë amerikane erdhi për pak ditë, dhe tani po qëndron akoma. Ka marrë shtëpi me qira, kosto e jetesës shumë me e ulët në krahasim me çfarë duhet të mbulojë atje”, tha Rama.

Të Fundit