Jemi në Bilisht për një gjobë të padrejtë ndaj një qytetari, i cili kishte një mjet të vendosur me gjysmën e gomës së parë mbi trotuar. Ndërkohë që punonjësit e policisë i kanë vënë gjobën, shoferi ka qenë brenda në makinë dhe makina ka qenë e ndezur dhe me bllokazh.Ndërkohë proces-verbali është plotësuar pa emrin dhe mbiemrin e zotërisë, pra është shënuar jo prezent, ky ky i fundit ka qenë në makinë me automjet të ndezur. Policët thonë, se gjoba mund të ankimohet, por nuk kanë ndërmend ta heqin.Nga ana tjetër, eksperti rrugor Gëzim Hoxha thotë, se ky veprim nuk është i drejtë, pasi policia është për të ndihmuar qytetarët dhe për të rregulluar qarkullimin e makinave. Për pjesën e gjobës, ai e quan tendencioze.
- +355 67 220 8888
- [email protected]