Bild: Hakerat kanë zbuluar ADN-në e Putinit, grupi gjenetik e ka origjinën në Kosovë

Media gjermane “Bild” ka publikuar një artikull ku pretendohet se hakerat kanë zbuluar ADN-në e presidentit rus Vladimir Putin. Sipas kësaj gazete, zbulimi i ADN-së së Putinit ka ndodhur gjatë një sulmi kibernetik ndaj kompjuterit të nipit të tij, Mikhail Putin.

Sipas Bild, zbulimi i hakerave tregon se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi.

Media gjermane pretendon se ky grup gjenetik ka origjinën nga Kosova e sotme, ku rreth 30% e popullsisë e bart këtë haplogrup.

“Në Ballkan, kjo përqindje është rreth 15%, ndërsa në Rusi është më pak se pesë për qind”, shkruan Bild.

Një tjetër aspekt interesant i këtij zbulimi është se sipas të dhënave edhe Adolf Hitler gjithashtu ishte anëtar i haplogrupit E-V13, i njëjtë me atë të Vladimir Putinit.

“Vladimir Putin është një njeri i njohur për paranojën e tij të thellë. Ka pasur raporte të shumta që thonë se ai ka frikë se dikush mund të zbulojë origjinën e tij gjenetike, pasi ai është i bindur se kjo mund të zbulojë dobësi të mundshme. Për këtë arsye, Putin shmang kontaktin fizik me shumicën e të ftuarve të tij dhe gjithmonë ulet larg tyre. Ai gjithashtu pi vetëm nga gotat dhe enët që i sjell vetë, të cilat më pas mblidhen dhe përdoren përsëri.

Një tjetër masë e çuditshme që ka marrë Putini është angazhimi i agjentëve që të mbledhin feçet e tij gjatë udhëtimeve jashtë vendit, me qëllim që ato të kthehen në Rusi dhe të shkatërrohen atje.

Hakerat kanë thënë se kanë sulmuar kompjuterin e Mikhail Putin, nipit të presidentit, dhe nëpërmjet këtij sulmi kanë zbuluar detaje mbi origjinën gjenetike të presidentit rus. Mikhail Putin, kushëriri i dytë i Vladimir Putinit, është një anëtar i bordit të kompanisë shtetërore Gazprom dhe fiton më shumë se tre milionë franga zvicerane në vit. Sipas raportit, Mikhail dhe Vladimir kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25%, dhe të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y, çka do të thotë se ata kanë të njëjtin mutacion në kromozomin e tyre Y.

Zbulimi i bërë nga hakerët tregon gjithashtu se Vladimir Putin, si të gjithë Putinët meshkuj, është anëtar i haplogrupit E-V13, i cili është i rrallë në Rusi. Ky grup gjenetik ka origjinën nga Kosova e sotme, ku rreth 30% e popullsisë e bart këtë haplogrup. Në Ballkan, ky përqindje është rreth 15%, ndërsa në Rusi është më pak se pesë për qind.

Një veçori tjetër shqetësuese e këtij grupi gjenetik është lidhja e tij me rrezikun në rritje të kancerit të prostatës. Një studim i vitit 2024 ka zbuluar një lidhje midis këtij grupi gjenetik dhe zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Po ashtu, raportet e hakerëve përmendin se nipi i Putin është gjithashtu veçanërisht i ndjeshëm ndaj paranojës.

Një tjetër aspekt interesant i këtij zbulimi është se, sipas një raporti të Daily Mail të vitit 2010, Adolf Hitler gjithashtu ishte anëtar i haplogrupit E-V13, i njëjtë me atë të Vladimir Putinit. Kjo ka ngritur spekulime rreth lidhjeve të mundshme gjenetike midis këtyre dy figurave, ndonëse kjo mbetet një çështje e paqartë”, shkruan Bild.

Të Fundit