Bilanci ne rritje/ Belgjikë,16 770 të prekur nga COVID-19 dhe 1 143 viktima. – Stop
Të Gjitha

Bilanci ne rritje/ Belgjikë,16 770 të prekur nga COVID-19 dhe 1 143 viktima.

Vazhdon të rritet në Belgjikë numri i personave të infektuar me koronavirus, si dhe numri i vdekjeve prej tij.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 132 persona, duke e çuar numrin në 1 143, bëri të ditur virologu Emmanuel André në konferencën e zakonshme për shtyp të Qendrës Belgjike të Krizave dhe Shëndetit Publik.

Që prej ditës së djeshme, janë regjistruar 1 422 pozitive të reja, dhe numuri total ka arritur në 16 770.

”865 infeksione të reja kanë qenë në Flande, 374 në Wallonia dhe 167 në Bruksel. Një total ka 5 552 persona të shtruar në spital, nga të cilët 1205 janë në kujdes intensiv”, specifikojnë autoritetet belge shëndetësore.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *