Bie rrufeja në Berat, digjet shtëpia, shpëtojnë 20 mijë eurot që ishin brenda saj – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

Bie rrufeja në Berat, digjet shtëpia, shpëtojnë 20 mijë eurot që ishin brenda saj

Një banesë në fshatin Mbolan në ish/njësinë administrative Sinjë në Berat është përfshirë nga flakët.

Shkak për zjarrin e rënë në banesë është bërë “rrufeja”. Mësohet se zjarri ka rënë në mesin e shtëpisë ku jetonin bashkë dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi dhe më pas është përhapur me shpejtësi në të gjithë banesën.

Pas njoftimit të marrë nga banorët e zonës, në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit dhe fikjen e tij, ndërkohë që familjarët kishin dalë më herët nga banesa, pikërisht në momentin kur edhe u shfaqën flakët e para të zjarrit.

Mësohet se zjarrfikësit kanë hyrë mes flakëve dhe kanë nxjerrë pa djegur nga një nga sirtaret edhe dhomës së gjumit paratë e familjes së Artan Ajazit, rreth 20 mijë Euro.

Në banesën që u shkrumbua totalisht nga flakët jetonin dy vëllezërit Artan dhe Agim Ajazi.

Artani jetonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët dhe të katër dolën pa asnjë lëndim nga banesa, ndërkohë që Agimi me familjen e tij jetojnë prej disa muajsh jashtë shtetit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *