Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 268 raste të reja me COVID-19 në 1025 testime, ndërsa 4 persona kanë humbur jetën: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fier dhe 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar 415 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,353 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërsa në datën 1 janar janë kryer 1858 testime në të gjithë vendin dhe kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë. Pesë persona kanë humbur jetën; 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 65-83 vjeç
Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (02 Janar 2021)
Testime totale 265,793
Raste pozitive 58,991
Raste të shëruara 34,353
Raste Aktive 23,448
Humbje jete 1190
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13602
Fier 1670
Shkodër 1305
Durrës 1162
Vlorë 969
Korçë 961
Lezhë 892
Elbasan 884
Berat 766
Gjirokastër 484
Kukës 409
Dibër 346