Bie nga lartësia e ndërtesës ku po punonte, humb jetën 36-vjeçari në Lezhë

Një 36-vjeçar ka humbur jetën të enjten në Lezhë pasi është rrëzuar nga lartësia e një ndërtese ku po punonte.

Policia bëri me dije se në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune–Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Të Fundit