E gjithë Shqipëria ka qenë në “black out” total mesditën e kësaj të premte. Nga Kukësi në Sarandë qytetarët kanë mbetur pa energji elektrike për gati 20 minuta.
Rreth orës 12:25 energjia elektrike u ndërpre në Tiranë, Durrës, Lezhë Shkodër, Kukës, Elbasan e Sarandë.
Newsbomb.al mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për rënien e një nga gjashtë linjave, konkretisht linja e interkonjeksionit 400 kV Tiranë (Shqipëri) – Podgoricë (Mali i Zi), të cilat janë pjesë e sistemit të transmetimit me vendet fqinje.
Mijëra familje kanë mbetur pa drita në një prej ditëve më të nxehta, ku në kryeqytet termometri shënon 41°C. Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar, priten më tepër detaje në vijim.