Presidenti i SHBA, Joe Biden ka bërë thirrje për ngritjen e akuzave për krime lufte ndaj Vladimir Putinit.
Biden gjithashtu tha se do të kërkojë më shumë sanksione pas mizorive të raportuara në Ukrainë.
“E patë çfarë ndodhi në Bucha. Do të vazhdojmë të shtojmë më shumë sanksione”, tha Biden duke folur para gazetarëve të hënën.
Presidenti i SHBA theksoi rëndësinë e mbledhjes së provave për krime lufte.
Komenti i Biden erdhi pas vizitës që presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski pati në Bucha, qytet i mbajtur në rrethim nga forcat ruse dhe ku janë gjetur trupa të civilëve.
Zelenski i cilësoi veprimet e Rusisë si ‘gjenocid’ dhe kërkoi nga Perëndimi sanksione më të forta.
Mbi 400 trupa civilësh janë gjetur në zonat rreth Kievit pas tërheqjes së trupave ruse.
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha për Associated Press se të paktën 21 trupa janë gjetur në Bucha.
Presidentja e PE, Ursula von der Leyen ka bërë me dije se BE do të dërgojë hetues në Ukrainë për të ndihmuar prokurorët lokale në dokumentimin e krimeve të luftës.