Joe Biden ka ndryshuar planet për shkak të mos mbërritjes së presidentit polak Andrzej Duda, avioni i të cilit u detyrua të kthehej në Varshavë për një ulje emergjente dhe tashmë ka mbërritur në kazermën Rzeszóë, ku strehohen trupat e divizionit të 82-të ajrore të SHBA-së të angazhuar në forcimin e krahut lindor të NATO-s.
Komandanti i përgjithshëm u shtrëngoi duart disa ushtarëve dhe bisedoi me ta.
Biden do të marrë pjesë më vonë në konferencën e planifikuar për krizën humanitare të Ukrainës me Dudën.
Menjëherë pas zbarkimit në Rzeszoë, një qendër rreth njëqind kilometra larg Varshavës, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u ndal për të ngrënë një copë picë me ushtarët e divizionit të 82-të të ajrit me bazë në Poloni. Në takimin privat me ushtarakët, Biden u ul në tavolinë me ta dhe i shërbeu vetes një copë picë pa iu shpëtuar disa fotove. Pamjet e episodit, të përjetësuara nga vetë ushtarët, bënë menjëherë xhiron e internetit. “Ajo që është në rrezik nuk është vetëm mbrojtja e Ukrainës, por demokracia në botë”, tha Joe Biden duke folur para trupave amerikane në Poloni, duke kujtuar se “ne jemi në mes të një beteje midis demokracive dhe autokracive”.