Berisha: Vrasja e gjykatësit është vrasje shtetërore! Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull

Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e duhura për të mbrojtur gjykatësit dhe prokurorët.

Berisha tha se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjyatën e Apelit është vrasje shtetërore.

Sali Berisha: Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore.

Kjo është e vërteta. Por këta… ky kërkonte dorëheqjen, ai thoshte rroftë Koçiu, rroftë ministrja.

Këta nuk kanë përgjegjësi. Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit. Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull.

Të Fundit