Berisha tha se Gilmando Dani ishte trupërojë Blendi Gonxhes, reagon ministri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka mohuar këtë të premte deklaratat e Kreu të PD-së Sali Berisha, i cili tha disa ditë më parë se Gilmando Dani, i ekzekutuar më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit kishte shërbyer si truprojë dhe financues i fushatës së tij.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministri Gonxhja i ka cilësuar pretendimet e Berishës si të pavërteta, duke theksuar se nuk ka patur asnjëherë njohje me Danin dhe se për të ka dëgjuar vetëm në media.

Ai ironizoi gjithashtu gafën e Berishës, i cili e ngatërroi emrin e Ervin Hoxhës me atë të Ervin Salianjit.

Gonxhja paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore për çdo akuzë publike të bërë në adresë të tij.

“Fake News. Lajm i Rremë. Gënjeshtra. Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!

Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…”, ka shkruar ministri Gonxhja.

Të Fundit