Berisha: Shënimi që i lashë Dumanit kur shkova në SPAK

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme për të kryer masën e detyrimit të paraqitjes, dhënë nga Apeli i GJKKO.

Pas daljes nga SPAK ai mbajti një fjalë për mbështetësit e tij dhe për mediat ku denoncoi ato që i cilësoi afera të mëdha korruptive të qeverisë që arrijnë në qindra milion euro.

Berisha tha se mbyllja e çështjes McGonigal nga kreu i SPAK është një krim ndërkombëtare madje tregoi se i kishte lënë edhe një shënim Altin Dumanit për këtë.

“Dumanit të Ramës i lashë një shënim; mbyllja e aferës McGonigal nga Dumani përbën një krim ndërkombëtar de e garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do mund të shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesor që sipas gjykatës amerikane kishte detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni por u korruptua duke marrë paratë e Edi Ramës. Për dijeni të shqiptaërve McGonigal çdo ditë i çon mesazhe nga qelia Ramës; paratë mi dhe ti me të cilat më komprometove. Pritet vota e shqiptarëve në 11 maj që Rama të shkojë te McGonigal ndoshta javën e parë”, tha Berisha.

 

Të Fundit