Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas vdekjes së liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, këtë të premte.
Në një postim në rrjete sociale Berisha shprehu ngushëllimet e tij për familjarët, ndërsa theksoi se personazhi kryesor i së majtës në Shqipëri ka mbyllur sytë përgjithmonë.
“Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë”
“Të dashur miq, Fotos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë. Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit. Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen!”, shkruan Berisha.



