Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një takim me drejtuesit dhe koordinatorët politikë në selinë blu këtë të hënë, 30 mars.

Berisha u shpreh se për PD-në është shumë i rëndësishëm organizimi i saj.

Ne jemi në një proces zgjedhor, dhe kam kënaqësinë të informoj shqiptarët se, ky proces gjer sot është zhvilluar në përputhje me standardet demokratike dhe në përputhje me statutin e PD. Është zhvilluar bazuar në garën me shumë kandidatë dhe votën e anëtarësisë për kryetarin. Dhe ky është zhvillim shumë i rëndësishëm. Në një seri takimesh kemi rënë dakord që ne jemi të detyruar për veprimtari shumëplanëshe. Ne jemi të detyruar dhe do të ju them një moment këtu. Rëndësia më e jashtëzakonshme për forcën tonë politike ka që të përqendrohemi që të gjithë në organizim, organizim, organizim. Të bëjmë atë që nuk e kemi bërë, por të bëjmë edhe të që rrethanat e zhbëjnë. Ne ngrejmë seksionin, emigracioni e zhduk seksionin. Emigracioni dikton një seri ndryshimesh që ne duhet të përshtatemi me shpejtësi“, u shpreh ai.

Në këtë takim, Berisha i vuri theksin anëtarësimeve të reja në këtë forcë politike.

Ne duhet të bëjmë çdo gjë që të hapim PD-në. Me projekt konkret, çdo kryetar, çdo kryesi, çdo udhëheqës politik duhet të ketë si etalon anëtarësimet e reja dhe hapjen e partisë. E vërteta është se kjo kërkon një ndryshim të madh në qëndrimin tonë, dhe kërkon që të shndërrojmë këtë kriter, në një kriter kryesor të perfomancës tonë. Ka ardhur koha të lëmë mënjanë thirrjet, por të bëjmë vlerësimin. Ju them ju dhe ua them me përgjegjësi të plotë. Ua them se, pasi unë, pas një seri takimesh dhe hetimesh se janë me qindra e qindra qytetarë që duan të marrin dokumentin e PD“, u shpreh ai.

Kështu, Berisha u dha një mesazh demokratëve, që secili prej tyre të anëtarësojë qytetarë në këtë forcë politike.

Thelbi i këtij takimi është ky: Çfarë do të bëni për anëtarësime të reja. Janë me qindra, por dhe mijëra demokrate e demokratë të paanëtarësuar që kërkojnë të marrin dokumentin e PD-së, kërkojnë të regjistrohen, janë njerëz idealistë. Por hasin në plogështinë, apatinë tonë. Nuk është hera e parë që e shtrojmë këtë, e kemi shtruar dhe në mbledhje të tjera, por tani kjo bëhet imperative.
PD-ja ka domosdoshmëri urgjente për ripërtëritjen dhe anëtarësime të reja. Ndaj dhe ju si koordinatorë, si drejtues, këtë mesazh do ua përcjellim dhe kryetarëve të degëve shumë shpejt, duhet të keni në axhendë dhe si tregues kryesor këtë veprimtari. Asnjë njeri të mos mendojë se ka hezitim. Jo. Ka njerëz që kanë hezitim, por ka me qindra, mijëra që janë të gatshëm të anëtarësohen. Janë të shumtë.
Ndaj dhe ti vëmë vetes detyra konkrete. Çdo anëtar i PD-së duhet ti vejë vetes detyrë konkrete të anëtarësoj një tjetër, çdo anëtar i kryesisë, çdo kryetar
“, tha Berisha.

Të Fundit