Berisha: Po të kishte qeveri të vërtetë, në Delvinë do shpallej fatkeqësia natyrore

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të përballuar zjarret.

Ai u shpreh i ashpër ndaj qeverisë Rama, ndërsa e kritikoi kryeministrin se pse nuk e ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Delvinë.

“Po të kishte qeveri të vërtetë, nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore” tha Berisha.

Berisha e ka cilësuar si të padrejtë krahasimin e situatës me zjarret në vende si Italia dhe Greqia:

“Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama. Me 10 milionë satelitë. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’ dhe të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë. Përveç që do i shuante vetë zjarret, Shqipëria do ndihmonte dhe Greqinë e Italinë”, tha ai.

Të Fundit