Ish-kryeministri Berisha përsëriti dhe një herë ditën e sotme se kryetarin e PD e vendosin vetëm anëtarët e kësaj partie. Duke iu referuar ambasadores amerikane si guvernatorja, Berisha tha se për kryetarin e ri të PD nuk kanë tagër as ajo dhe as “Zeusi” Rama.
Kryetari i PD u shkarkua me datën 11 dhjetor me votat 4446 votat e delegatëve dhe 44 mijë votave të anëtarëve të saj. Përveç anëtarëve, as guvernatorja, as Zeusi nuk do kenë tagër të caktojnë kryetarin e PD. E përsërita, është përpjekje e vazhduar për të ndërhyrë në konventën e Vjenës.