Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se strategjia e opozitës është largimi sa më parë nga pushteti i Edi Ramës.
Berisha theksoi se për të arritur këtë objektiv, opozita do bashkëpunojë me shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare që duan të njëjtën gjë.
“Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurt që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë.
Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashkë me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama”, tha Berisha.




