Nga SPAK ku u paraqit për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Sali Berisha nuk kurseu as ‘sulmet’ për kreun në largim të SPAK, Altin Dumanit.
“Radhën tjetër do t’ja bëj bilancin Dumanit. Altin Dumani do mbahet mend si armik i egër.
Arrestoi në vitin elektoral liderin e partisë kryesore opozitare, pa asnjë fakt penal. Pa u marrë ndonjëherë në pyetje. A ka bilanc më të zi se ky, që shkel kushtetutën”-u shpreh Berisha.



